Nëse vuani nga aknet në lëkurë atëherë duhet t’i ndërprisni menjëherë këto ushqime në regjimin tuaj ushqimor!
Ndonëse 10% e popullsisë së botës vuan nga aknet dhe nuk aspak e pazakontë, prania e tyre krijon bezdi tek lëkura ndaj dhe dieta ushqimore është mjaft e rëndësishëm.
Më poshtë do të gjeni listën e disa ushqimeve të cilat nxisin zhvillimin e akneve:
Ushqimet e pasura në karbohidrate
Buka e tepërt, drithërat, ëmbëlsirat e gatuara me miell të bardhë, orizi dhe ëmbëlsues të ndryshëm. Karbohidratet mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të akneve.
Nënproduktet e qumështit
Duket të keni kujdes me masën që konsumoni nga këto nënprodukte, pasi studime të ndryshme kanë vërtetuar se të rinjtë që konsumonin rregullisht qumësht apo akullore ishin 4 herë më të predispozuar të vuanin nga aknet se të tjerët.
Ushqimet e pasura me Omega 6
Nëse keni një dietë të pasur me acide yndyrore omega-6 dhe me pak Omega-3 atëherë këto të fundit do ndikojnë keq në përmirësimin e akneve, ndaj dhe duket një balancë.
Çokollatat
Nëse konsumoni çokollata në tepricë atëherë duhet ta dini se kjo po ndikon keq tek aknet. Ngrënia e çokollatave rrit reaktivitetin e sistemit imunitar ndaj baktereve që shkaktojnë puçrra.