![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Qeveria e Kosovës pritet të shpërndajë një tjetër ndihmë për punonjësit e sektorit publik, ku prej muajit janar do të përfitojnë nga 50 euro shtesë në pagë.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati i cili pohon se kjo shuma monetare do të vijë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin si masë mbështetëse për sektorin publik.
“Bëhet fjalë për vazhdimin e shtesës për punëtorët shëndetësorë, marrë parasysh që Ligji i Pagave pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, ndërsa shtesa ka qenë e paraparë deri në fund të vitit fiskal. Ta vazhdojmë këtë shtesë edhe për muajin janar, që të mos ketë hendek deri në muajin shkurt sa i përket edhe tranzicionit deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave”, tha ai.
Shfaq Komentet (0)