Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Mediat greke bëjnë me dije se autoritet kanë sekuestruar rreth 122 kg marijuanë, 17 kg kokainë dhe materiale të tjera për përpunimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu është sekuestruar dhe një armë zjarri pistoletë, 2 krehëra, 179 fishekë luftarakë, 3 celularë dhe 2 automjete. Droga u gjet në një banesë dhe brenda një depoje në pronësi të shqiptarëve.
Mësohet se lënda narkotike vinte nga vendi ynë, dhe në treg kapte vlerën e 820 mijë eurove.
Shfaq Komentet (0)