Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me angazhimin e DEA-s amerikane kundër trafikut të drogës në Shqipëri.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Manja e ka cilësuar këtë angazhim si shenjë besimi dhe bashkëpunimi i institucioneve shqiptare me DEA-n kanë qenë mjaft të mira.
“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona. Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritje. Ka një vullnet serioz të agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh ai.