![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri ka folur sërish për eksperiencën e tij në edicionin e parë të “Big Brother Vip Albania”.
Teksa ishte i ftuar në një emision, Iliri u pyet nëse do të bëhej sërish pjesë e këtij formati. Balerini u përgjigj me një jo të prerë, vetëm në rast se do të organizohej një edicion vetëm me fitues.
Po nëse vajza e tij Emily ndodhej në këtë edicion, a do të bëhej ai pjesë e shtëpisë?
“Jo, nuk do futesha. Kur njeriu është mazhoren e mbi të gjitha kur di çfarë vajze ke, nuk ka arsye pse të futesh apo ndërhysh”, përfundoi Iliri, përgjigja e të cilit duket si një thumb për futjen e Sabianit në BBV2 për Keisin.
Shfaq Komentet (0)