BLUETOOTH

Ofendoi Efin për pjesëmarrjen e saj në “Për’puthen”, Bora Zemani i kundërpërgjigjet Luizit: Po për Kristin nuk është turp?

08:53 - 27.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bora Zemani ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas deklaratës së Luizit për Efin, ku shprehej se i nuk do të donte që motra e tij të merrte pjesë në një program dashurie si ai që ishte pjesë ajo, duke iu referuar “Për’puthen.




Moderatoja e programit të dashurisë, postoi një shkrim të gjatë në InstaStory, ku shprehej se i vjen keq që në Shqipëri diskutohet ende me dy standarte ku dhe theksoi diferencën që bëjnë për vajzat dhe djemtë që marrin pjesë në të tilla ‘reality show’.

Ndër të tjera, Bora shtoi se Kristi ka qenë gjithashtu në një program dashurie. Në fund moderatorja e mbyll deklaratën e saj duke u shprehur se ‘nuk është turp të njohësh dikë në Për’puthen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother’.

Deklarata e plotë:

“Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarde edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si TURP eksperienca e saj në PP, si e vetmja “armë” për ta sulmuar, kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prapë nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhë mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet t’u vijë turp, ndërsa për Efin po, është turp!

Programe si Big Brother apo Për’puthen janë të vështira si për konkurrentët edhe për ata që i prodhojnë, por çfarë i përket secilit është shumë e qartë. Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situata (të krijuara nga vetë konkurrentët) sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit, por sesi i menaxhojnë këto situata konkurrentët, përcakton dhe rrugëtimin e tyre apo impaktin që lenë në publik.

Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo, ashtu siç ka personazhe në Për’puthen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe më të forta sesa vetëm ndjenjat në Për’puthen, në kuadër të lojës ose jo.

Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Për’puthen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother. Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon shumë fort të vërtetën, gjithmonë!”- shprehet Bora në reagimin e saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.