BLUETOOTH

“Mos ki merak se nuk të marr për grua”- Debat i fortë mes Bledit dhe Nitës, ja pse këngëtarja i bëri bllok gazetarit pas daljes nga “BBV”

18:11 - 08.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nita Latifi dhe Bledi Mane kanë pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, raport ky që u pa tepër i ngushtë pas kryerjes së dasmës brenda në shtëpi ku çifti ishte Bledi dhe Nita.




E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja komentoi një deklaratë të bujshme të gazetarit për vajzat e Kosovës.

Në deklaratën e tij Bledi Mane shprehej se vajzat e Kosovës kanë zërin burrërorë dhe duken si meshkuj.

Sakaq lidhur me këtë deklaratë ish-banorja është shprehur tepër e zhgënjyer, ku është shprehur se ajo nuk e njihte fare Bledin deri sa  e takoi brenda shtëpisë së BB VIP. Madje Nita shtoi se martesa që u bë brenda shtëpisë ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë reale.

Bledi ka vazhduar më tej duke u shprehur se motra e Nitës donte ta nxirrte Nitën jashta shtëpisë pas puthjes më Bledin si shkak i dasmës.

Këngëtarja ka mohuar çdo gjë duke i thënë se ai po gënjente dhe akuza nuk ishte e vërtete

Pjesë nga debati:

Nita: Jashtë ishin gjërat ndryshe. Nuk kisha ditur shumë gjëra.

Ervin Kurti: Ju pashë në korridor dhe pyeta Bledin ‘a i ke punët mirë me Nitën’ dhe tha ‘mirë’. Pashë një lloj ftohje me Bledin.

Nita: Ftohje? Bllok edhe me Bledin. Se kam dit që i ka sharë çikat e Kosovës. Ka thënë çikat kosovare sa të hapin gojën, domethënë aty mbaron puna.

Bledi: Ju nuk shkoni tek origjina e lajmit por e përcillni gojë më gojë.

Nita: Po hajde ti shkojmë tek origjina. Si ka mundësi që njerëzit atje jashtë nuk po të duan fare. Si ka mundësi që afron një person që i shan vajzat shqiptare të Kosovës.

Bledi: Deklaratat e mia kanë qenë për kuzhinën me Milaimin, kam thënë në Kosovë nuk përdorni vaj ulliri. E dyta, në një intervistë kam thënë se ka vajza nga Kosova që fonetika e tyre tingëllon mashkullore. Nuk është ofendim, është konstatim.

Nita: Dyshoj që ky kur ka hyrë në atë shtëpi, shoqërinë që ka pasur me mua, gjë që e ka thënë ndryshe këtu jashtë. Ka postuar foto të dasmës, ‘unë po të pres’. Duhet me pasur kujdes me këto se njerëzit jashtë i keqkuptojnë. Ka përfituar prej asaj gjëje, ndoshta për të fituar një farë pëlqimi nga kosovarët.

Bledi: “Instagram”-i im nëse ka dalë dasma, dasma në thonjëza se ishte artistike, mos ki merak se nuk të marr për grua.

Nita: Çiftin tënd nuk e shoh.

Bledi: Nuk kam ngelur unë të martohemi bashkë.

Për të parë videon klikoni këtu:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.