BLUETOOTH

E bënë të vdekur në mediat sociale, reagon ashpër Ronaldo Sharka: Të sëmurë mendor, brez m*ti

09:59 - 11.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrjetet sociale, media dhe bota virtuale tashmë iu jep mundësi të gjithëve që të mund të komentojnë apo të shohin çdo gjë rreth tyre.




Por kjo “fuqi” shumë herë keqpërdoret nga përdorues të ndryshëm të rrjeteve social.

Një ndër rastet e fundit është ai me moderatorin Ronaldo Sharka të cilin e kanë bërë të vdekur.

Në një video “TikTok” ka bërë xhiro një foto e tij, në të cilën shkruhej: “Vllai jonë qosh i xhehnet”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar vetë ish-banori i “Big Brother VIP”. Ai ka bërë një postim në“Instastory”, ku për personin që ka bërë këtë postim shprehet “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!

Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti”.-shkruan ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.