AKTUALITET

Shkrirja e Studimeve Albanologjike/ Gjinushi në “Panorama TV” rendit arsyet: Pse nuk duhet të jetë nën ‘ombrellën’ e qeverisë! Nëse do bëhej shkollë e lartë, do të quhej mbyllje!

18:32 - 02.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi në një intervistë për “Panorama TV” ka sqaruar se pse Akademia e Studimeve Albanologjike nuk duhet të jetë nën ombrellën e qeverisë.




Sipas Gjinushit, askush nuk mund të japë argumente se bashkimi i Akademisë së Studimeve Albanologjike  (ASA) me Akademinë e Shkencave prish punë, përkundrazi tha ai, jep më shumë mundësi.

“Ne kemi qenë me idenë që nisur edhe nga përvoja e tre projekteve, që janë edhe rezultantja e punës së albanologjisë qofte për ne qoftë për ASA

Historia, enciklopedia dhe fjali i madh, këto i kemi ndërmarrë bashkë. Kjo përvojë tregonte që bashkimi është i natyrshëm dhe kishte mbetur të bëhej akti formal.

Në momentin që është propozuar të bëhej akti formal ka filluar kundërshtimi.

Gjithëkush mund  të jetë dakord për bashkimin ose jo. Kjo nuk mund të jetë pjesë e një debati agresiv, ofendues dhe personalizues. As ti nuk jep llogari pse bashkimi është më mirë as ai nuk ka pse jep llogari pse vlerëson ashtu.

Kurrkush nuk mund të japë argumente se bashkimi prish punë apo amortizon apo zvogëlon, përkundrazi i jepen mundësi më të mëdhaja Institutit të Albanologjisë. Kjo është provuar.

I vetmi element është kjo që momentin kur ne kemi kërkuar zyrtarisht nga qeveria që të bëhet kjo transfertë. Pra nuk bëhej fjalë për mbyllje, por është konceptuar që ASA mos jetë nën ombrellën e qeverisë sic është sot, por të jetë pjesë e ASH atje ku edhe ka lindur.

Kjo koecidneoi me zgjedhjet në ASA dhe kjo u lexua sikur kishte të bënte me goditjen e posteve. U konsiderua si jo qokë për ata që u zgjodhën. Sapo ishin bërë zgjedhjet dhe unë e kuptova atë reagim.

Pse ne e bëmë në atë kohë? Sepse kjo u shoqërua edhe me një kërkesë që ASA të kthehej në një shkollë e lartë. Këtu ne ndahemi në koncept. Nëse do kthehej në shkollë të lartë, kjo do ishte mbyllje instituti. Këtë mision e ka Fakulteti Filologjik.

Rrjedhimisht për këtë ne nuk kemi qenë dakord. Nuk është zgjedhja jonë. Këtu lind një problem tjetër.

Mbyllja ose vendimi i ministrisë që nuk thotë transferohet, por thotë mbyllet dhe thotë krijohet pranë nesh behet për arsye ligjore. Shkaku ligjor është kjo, që institutet që ikën nga akademike, ikën 4 institutet shoqërore dhe 4 të shkencave natyrore teknikë.

Këto vajtën pranë Politeknikut sic e ka ligji. ASA nuk vajti pranë një instituti të arsimit të lartë.

Ka lindur problemi i përputhshmërisë së ASA me ligjin që nuk ka të bëjë me ne, s’je kemi provokuar ne, as ASA nuk ja ka bërë vetes, por kështu është vendimi i parë. Vendimi i 2008 thotë që ASA krijon qendrën e Studimeve Albanologjike dhe pas 2 vitesh të funksionojë në bazë të ligjit për arsimin e lartë. Që të bëhet një IAL duhet një vendim qeverie”, tha Gjinushi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.