![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Tirana nuk di të ndalet në këtë merkato dhe sot ka prezantuar goditjen e radhës në merkaton e verës.
Bardheblutë kanë rikthyer në skuadër mbrojtësin Erjon Hoxhallari i cili pas një sezoni në Rumani, rikthehet te skuadra me të cilën fitoi titullin kampion një sezon më parë.
Hoxhallari ishte kapiten i skuadrës në sezonin 2021-2022 kur Tirana arriti të triumfonte në Superiore dhe pas një sezoni shumë të mirë ku u bë edhe pjesë e Kombëtares, arriti të transferohej në kampionatin rumun duke firmosur me UTA Arad.
“Tregoji shokëve, tregoji shokëve, ai u rikthye”, shkruan klubi bardheblu në prezantimin e qendërmbrojtësit.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)