![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në muajin prill, aktori i njohur Jamie Foxx u përball me disa probleme shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spital por gjithçka ndodhi me të mbeti misterioze.
As ai vetë dhe as familja e tij nuk kanë bërë të ditur detajet e asaj që ka ndodhur. Vetëm së fundmi, aktori dhe muzikanti fitues i çmimit Oscar filloi të tregojë pak për kalvarin e ngjarjeve me të cilat u përball, duke përmendur se kaloi një kohë mjaft sfiduese dhe shumë të vështirë.
Ndërsa detajet specifike mbeten ende të pazbuluara, duket se motra e tij, Deidra Dixon, ka luajtur një rol të rëndësishëm në shërimin e tij. Ditën e sotme, Foxx vendosi që nëpërmjet rrjeteve sociale të uronte motrën e tij për ditëlindje. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për rolin e saj thelbësor në shpëtimin e jetës së tij.
“Gëzuar ditëlindjen motra ime e bukur. Ti je magjike, e bukur luaneshë e guximshme…Dhe pa ty nuk do të isha këtu… po të mos kishe marrë vendimet që more do të kisha humbur jeta…. Të dua gjithmonë e përgjithmonë. Urime motra ime”-shkruan aktori i njohur.
View this post on Instagram