Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura nga publiku shqiptar.
Ajo ështtë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpeshherë ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj private dhe profesionale.
Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto nga pushimet në Itali, ndërsa një ndër fansat e saj e ka komentuar atë mbi çështjen e Albano Bogdos dhe Beatrix Ramosaj duke i thënë që priste një reagim nga ana e saj.
“Me thënë të drejtën po prisja një reagim nga ty për gjithë situatën e krijuar për njërën nga personazhet e BBV2“– komentoi fansi.
Megjithatë nuk ka mjaftuar kjo pasi një nga ndjekësit e akuzoi moderatoren se edhe ajo e ka ofenduar Kiara Titon gjatë qëndrimit në “BBV” por me fjalë të tjera.
“Mos më thuaj që u preke! Të njëjtën gjë i the edhe ti Kiarës por me fjalë pak me te moderuara (në një debat dhe lojë qeëti nuk ishe pjese fare ) thjesht moderoje!”– tha ndjekësi.
“Kurrësesi. E ke në youtube, dëgjoje dhe ridëgjojë dhe mos nxirrni fjalët e mia nga konteksti”- u përgjigj Arbana.