Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një qytetare ka goditur infermierët dhe mjekët në urgjencën e pediatrisë së QSUT-së në Tiranë.
Mësohet se ajo ka hyrë brenda ambienteve të spitalit dhe ka rrahur mjekët dhe infermieret.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në spital ku ka nisur punën dhe po merr në pyetje të pranishmit që kanë qenë në momentin e konfliktit.
Shfaq Komentet (0)