Pesë vjet më parë, Noizy dhe Dafina thuajse nuk flisnin fare me njëri-tjetrin për shkak të konflikteve të tyre. Megjithatë inatet e vjetra janë harruar dhe sot Noizy po e mbështet këngëtaren për suksesin e arritur. Reperi ka postuar këngën e re të Dafinës dhe ka shprehur suportin e tij. “Një tjetër nga Dafina, por këtë herë është internacionale. Le t’i tregojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë. Më shumë shqiptarë po bëhen internacionalë. Punë e shkëlqyer”, -shkruan Noizy.
Shfaq Komentet (0)