![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Vajza e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, Poem Blu, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 3 vjeç dhe sigurisht nuk mund të munonte urimi i ëmbël nga mamaja.
“E ke ndryshua jetën time Poem, faleminderit që më ke bërë mamanë më krenare, nuk e kisha menduar kurrë që do bëhesha. Shpresoj që jeta jote të jetë ashtu siç je ti, gëzuar ditëlindjen goca ime, motra ime shoqja ime e ngushtë”, shkruan Sara.
Nuk dihen arsyet, por ajo që dihet është se mes çiftit ka krizë dhe zërat se ata janë ndarë janë shtuar, edhe pse në rrjete sociale vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin.
Kujtojmë se ndarjen e dyshes e ka konfirmuar vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, për “Prive”.
Zërat nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan, duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.
Megjithëse, ndryshe nga nëna e tij, Xheraldina, këngëtari nuk e mbështeti Sarën as përmes një postimi në rrjetet sociale. Nga ana e tyre kanë munguar edhe postimet së bashku në rrjetet sociale, ndërsa artisti i ka fshirë nga llogaria e tij në “Instagram” të gjitha fotot me partneren e tij.
Duket se pas ndarjes, që sipas burimeve pranë çiftit ishte me mirëkuptim, kanë nisur edhe fërkimet e para mes palëve dhe arsyeja është pikërisht vajza e tyre.