Nga veshjet modeste tek ato ekstravagantet, yjet ndërkombëtar kanë shkëlqyer në tapetin e kuq për ndarjen e 66-të, të çmimeve Grammy.
Këngëtarja Miley Cyrus ktheu kokat e pjesëmarrësve me një fustan Maison Margiela që dukej se ishte i ndërtuar tërësisht nga një rrjetë ari.
Fustanet e zeza kanë zënë vendin kryesor në skenën e shumë prej tapeteve të kuq më të mëdhenj të këtij viti, dhe disa pjesëmarrës vazhduan trendin edhe në Grammy, ku më shumë spikati Lana Del Rey.
Por ishin veshjet e bardha, kremi dhe ngjyrë fildishi i dhanë tonin mbrëmjes, duke filluar nga e thjeshta dhe elegante deri te përpunimet e lavdishme.
Ndërsa një nga ardhjet më të papritura të natës, Taylor Swift, nuk zhgënjeu me një fustan të bardhë të stilit Schiaparelli dhe doreza të zeza opere.
Pjesëmarrëse në ndarjen e çmimeve Grammy ishin edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.