![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, Yuri Kim, ka folur për vizitën në Tiranë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili pritet të vijë më 15 shkurt.
Yuri Kim, gjatë konferencës me gazetarët së bashku me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit James O’brien, ka zbuluar se Blinken do të mbërrijë në Tiranë në kuadër të 100 viteve të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Veç kryeministrit Edi Rama, ish-ambadadorja amerikane në Tiranë ka zbuluar se Blinken do të takojë dhe kreun e shtetit, Bajram Begajn.
Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt.
Ai do të ketë një takim të bukur me njerëz që kanë kaluar nëpër programe të ndryshme shkëmbimi tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, ka thënë Kim.
Ai gjithashtu pritet të takojë dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin, ndërsa me kryeministrin Rama, pas takimit dypalësh, do të kenë dhe një konferencë për media.