Dionis Biba është një nga personazhet që u bë pjesë e formatit “FermaVip”.
Dionisi njihet për batutat dhe deklaratat e bujshme që bën në rrjete sociale.
E tillë ishte edhe ajo që Dionisi thotë për Valer Kolnikajn teksa shprehet se ai nuk merr vesh nga ilaçet dhe diplomën e ka marrë duke paguar dhe deri në një periudhë kohe e kishte të falsifikuar.
Gjithashtu Dionisi këshillon Albanon i cili i ishte i sëmurë që të mos e pyeste Valerin për të tilla gjëra sepse nuk merr vesh. Kujtojmë që Valeri e ka shprehur edhe më parë se është i arsimuar në fushën e mjekësisë
Nuk dihet nëse Dionisi ka fakte për akuzat ndaj Valerit apo është një deklaratë e bërë në kuadër të lojës me nuanca humori.
Biseda:
Dionisi: E ka marr diplomën me lek o burr ai ku di gjë ai për ilaçet.
Albano: Valeri është më i madh se unë, atëherë nuk ekzistonin këto mënyrat
Dionisi: E ka marrë këto kohët e fundit e ka pasur të falsifikuar deri më tani.
Albano: Na e thirr pak atë Valerin se na duhet për çështjeje mjekësore
Dionisi: Ka për ti thënë të gjitha gabim ato që janë pas buke do të thotë ti pish para buke.
Albano: Nuk mund të tallet.
Dionisi: Se di po unë nuk do ju besoja kurrë duarve të Valerit.
Albano: Ku e njeh ti Valerin? Për doktor është doktor i mirë ai
Valeri ka ardhur dhe ja ka shpjeguar të gjitha ilaçet Albanos dhe Dionise vetëm e dëgjonte.