Sepsi i Sherfi Kallakut dhe Isnik Alimit, mposhti me rezultatin 0-1 Rapidin e Bukureshtit, ku aktivizohen edhe 3 shqiptarët e Kosovës, Hasani, Krasniqi dhe Rrahmani. Një duel special, ku u aktivizuan titullarë plot 5 futbollistë shqiptarë. Një “derbi” ky mes shqiptarësh, ku në fund, festuan Kallaku dhe Alimi.
Dueli u vendos nga goli i Debeljuh në minutën e 95-të. Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Hasani qëndroi në fushë 65 minuta, ndërkohë që edhe Kallaku u zëvendësua në minutën e 73-të.
Kjo ishte disfata e katërt radhazi për Rapidin e Bukureshtit që duket se është futur në një krizë të thellë rezultatesh.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)