Një konflikt mes dy personash ka ndodhur mbrëmjen sotme në Korçë, ku 49-vjeçari Altin Sali, ka goditur me sende të forta në kokë një 50-vjeçar.
Sipas policisë, sherri mes tyre ka ndodhur për konflikte të dobëta, ndërsa raportohet se 50-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, Altin Sali është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Korçë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi Altin Sali, 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.