AKTUALITET

EMRI/ Plas sherri mes dy personave në Korçë, 49-vjeçari godet me sende të forta një tjetër. I lënduari përfundon në spital

22:21 - 28.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një konflikt mes dy personash ka ndodhur mbrëmjen  sotme në Korçë, ku 49-vjeçari Altin Sali, ka goditur me sende të forta në kokë një  50-vjeçar.




Sipas policisë, sherri mes tyre ka ndodhur për konflikte të dobëta, ndërsa raportohet se 50-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, Altin Sali është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi Altin Sali, 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.