AKTUALITET

Mehdi Malkja në protestë përpara Bashkisë Tiranë: Ngrijeni popullin nga gjumi, nuk ka kohë për rrotacion

11:50 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori Mehdi Melkja, pjesë e protestës përpara Bashkisë Tiranë, u shpreh se nuk ka kohë për rrotacion nga ana e popullit shqiptar, por duhet zgjimi i këtij të fundit, duke nënkuptuar një ndryshim për përmbysjen e qeverisë aktuale.




“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë”, tha Mehdi Malkja

Protesta po mbahet në ambjentin përpara bashkisë së kryeqytetit, nga Aleanca e Mbrojtjes së Teatrit së bashku me opozitën, lidhur me çështjen korruptive “5D”, ndërkohë nga ana tjetër Grupi Parlamentar PS, së bashku me Kabinetin Qeverisës ndodhen në mbledhje me Kryeministrin Rama, duke diskutuar mbi korrupsionin në vend dhe funksionimin e ligjit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.