AKTUALITET

“Të vihen në veting 200 politikanët kryesorë të vendit”, Basha: Rezulta është si barcaletë

12:33 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, mbajti një deklaratë për media ditën e sotme, për t’i bërë thirrje qeverisë aktuale që rezulutat antikorrupsion janë si barcaleta, ndaj të vihen në veting 200 politikanë kryesorë të vendit.




Lulzim Basha: Pasi janë kapur në flagrantë në dhjetëra afera, papritur na ofrojnë rezolutë për të luftuar korrupsionin. Kjo rezulutë është si barcaletë. Në kullat e Tiranës dhe rezortet e bregdetit pastrojnë para. Paratë pastrohen edhe jashtë vendit. Rezoluta nuk do të ofrojë asgjë për të ofruar këtë rendje marramendëse drejt pasurimit të paligjshëm.
SPAK nuk do të ekzistonte, nëse nuk do të kishim këtë korrupsion kaq të lartë. Qeveria ka shkatërruar shpresën e shqiptarëve për të ndërtuar jetë normale. Rama erdhi në pushtet duke premtuar se do të luftojë korrupsionin, ndërsa sot Shqipëria është zhytur në korrupsion tepër të madh. Qeveria të votojë ligjin për vetingun për politikanët. 200 politikanët kryesorë të vendit të vihen në veting, të hetohen kontaktet e tyre dhe pasuria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.