![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ditën e sotme është surprizuar nga me një dron nga partneri i saj, sportisti Alban Hoxha, në “Fermavip”.
Çiljeta është gëzuar pafund nga surpriza e të dashurit të saj, i cili gjithashtu i kishte dërguar bluzën e tij të skuadrës së futbollit.
“Hoxha 12 gjithë jetën”– shkruhej krahas fotos së futbollistit.
E emocionuar nga surpriza, Çiljeta i ka shprehur dashurinë Albanit.
“Të dua shumë, o dashuria ime. O jetë, o dritë”– tha këngëtarja.
Kujtojmë që çifti prej disa vitesh janë në një lidhje së bashku, ndërsa këngëtarja shpesh herë ka treguar se sa e lumtur ndihet në “krahët” e futbolistit.
Shfaq Komentet (0)