BLUETOOTH

“O jetë, o dritë…- Çiljeta Xhilaga merr surprizën emocionuese nga i dashuri i saj, ja çfarë i dërgoi me dron futbollisti Alban Hoxha

15:58 - 22.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ditën e sotme është surprizuar nga me një dron nga partneri i saj, sportisti Alban Hoxha, në “Fermavip”.




Çiljeta është gëzuar pafund nga surpriza e të dashurit të saj, i cili gjithashtu i kishte dërguar bluzën e tij të skuadrës së futbollit.

“Hoxha 12 gjithë jetën”– shkruhej krahas fotos së futbollistit.

E emocionuar nga surpriza, Çiljeta i ka shprehur dashurinë Albanit.

“Të dua shumë, o dashuria ime. O jetë, o dritë”– tha këngëtarja.

Kujtojmë që çifti prej disa vitesh janë në një lidhje së bashku, ndërsa këngëtarja shpesh herë ka treguar se sa e lumtur ndihet në “krahët” e futbolistit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.