Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur si kryetar të ri, Afrim Gashi, i cili vjen nga koalicioni VLEN.
Shqiptari mori 76 vota pro, 6 kundër, e asnjë abstenim përgjatë procesit të zgjedhjes.
“Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vazhdojmë t’i përmbushim detyrimet tona ndaj qytetarëve. Urime për të gjithë partnerët dhe miqtë”, shkroi ai ne Facebook pas zgjedhjes si kryetar i Kuvendit
Gashi ka qenë kryetari i Alternativës dhe është propozuar për kryetar Kuvendi me firmat e 75 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Koalicionit VLEN dhe lëvizjes ZNAM.
Shfaq Komentet (0)