Tre ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon Sali Berishës, Deputetja e Partisë Demokratike në Fier, Eralda Tase Bano e cila ishte pjesë e grupit të Bashës, ka marrë vendimin e saj lidhur me qëndrimin që do të mbajë në politikë që pas miratimit të Apelit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo njofton se do të vazhdojë betejën për demokraci në vend, duke nënkuptuar se do qëndrojë në krah tashmë kreut zyrtar të PD-së, Sali Berisha.
Ajo në postim shkruan se vijon të mbetet deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Postimi i plotë
Kujtojmë se Gjykata e Apelit vendosë të japë ish-kryeministrit Sali Berisha, vulën dhe logon e Partisë Demokratike më 11 qershor, duke i hequr kështu ligjërisht Lulzim Bashës postin e kryetarit në këtë parti.
Por me këtë vendim, Basha e deputetët të cilët e mbështesnin atë ndodhen mes dy rrugëve, bashkimin me Berishën ose largimin nga PD-ja.
Ekziston gjithashtu e mundësia e krijimit të një force të re me në krye Lulzim Bashën, por kjo mbetet për t’u parë.