![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Delvinës. Bëhet fjalë për Orest Ziflajn, pasi ky i fundit më 12 mars rreth orës 01:30 ka dëmtuar me mjete të forta një lokal që po përgatitej si zyrë elektorale e Partisë Socialiste. Pas hetimeve, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, duke çuar në prangosjen e tij. Ndërkohë që po punohet për zbulimin e autorëve të tjerë, bashkëpunëtorë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.
“Më datë 12.03.2017, rreth orës 01:30, në lagjen ‘Sinan Ballaci’ Delvinë, një person ka dëmtuar me mjete të forta gurë, lokalin e shtetasit P.Gj., 62 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke dëmtuar kështu xhamat e këtij lokali. (Ky objekt po përgatitej si zyrë elektorale e Partisë Socialiste).
Pas hetimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi i autorit dhe kapja e shtetasit Orest Zilfaj, ditën e sotme pranë një lokali në lagjen ‘Sinan Ballaci’ Delvinë, për kryerjen e veprës penale ‘Shkatërrimi i pronës’.
Po punohet për zbulimin e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje”, – ka bërë të ditur Policia e Delvinës.
Ndërkohë që në zonën Sarandë-Delvinë, kandidat për deputet do të jetë ministri Damian Gjiknuri.