![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Teksa jemi pak orë nga nisja e ndeshjes Shqipëri – Spanjë, e cila do të jetë e fundit për fazën e grupeve, UEFA ka bërë një postim të veçante për tifozerinë kuqezi.
Ata kanë postuar në rrjetet sociale, tifozët e Shqipërisë të cilët kanë rënë në sy më shumë se cdo tifoz tjetër.
Kujtojmë që Shqipëria sot është në kërkim të një mrekullie përballë Spanjës, e cila është e kualifikuar si kokë grupi.
Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren përballë “furisë së kuqe” e cila na ka mposhtur në 8 ndeshjet e mëparshme, duke shënuar 31 gola dhe ne vetëm 3 të tillë.
Edhe me një pikë, Shqipëria mund të shpresojë për kalimin si një nga të tretat më të mirë edhe pse duket mjaft e vështirë.
Shfaq Komentet (0)