![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Deputeti demokrat Ervin Salianji është shfaqur sot në Parlament i veshur me bluzën e Kombëtares kuqezi dhe ka ironizuar socialistët.
Përmes një video të postuar në facebook, Salianji shprehet se si mazhoranca bën sikur ka shqetësim tjetër, ndërkohë që e gjithë vëmendja është tek lojtarët e Shqipërisë kundër Spanjës.
Video e demokratit mbyllet me një urim për fitore për kombëtare.
Salianji: Në Parlament me përfaqësuesit që e kanë bërë Shqipërinë këtë lloj, ndërkohë që mendja e të gjithë shqiptarëve në fakt është tek Shqipëria që shkëlqen, (tregon fanellën kuqezi të FSHF-së), tek Kombëtarja.
Dëgjojeni pak, se si bëjnë gjasme sikur kanë shqetësim tjetër. Edhe sot, fitore!
Shfaq Komentet (0)