![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka vlerësuar punën e bërë nga ekipi kombëtar në Evropian, ndërsa beson në një fitore të Shqipërisë me Spanjën.
Duka tha se është një moment i mirë që Shqipëria është ende në lojë, ndërsa tha se do luftojnë duke arritur objektivin e madh.
Armand Duka bëri edhe një parashikim, duke thënë se Shqipëria sot do fitojë 1-0.
“Kjo është ndeshje e rëndësishme për të gjithë edhe për ne por edhe për spanjollët. Edhe ata duan ta fitojnë ndeshjen. Janë skuadër shumë e mirë dhe me kualitet, ne e dimë se çfarë kundërshtari kemi përballe.
Edhe ne kemi një skuadër shumë të mirë, kemi kryesuar grupin në kualifikuese, do i shkojmë deri në fund s’kemi zgjidhje tjetër. Spanja e ka fituar grupin. Favor se ndoshta e marrin më lehtë ndeshjen.
Unë mendoj që është një moment shumë i mirë që jemi këtu, jo vetëm pjesë e Europianit por që jemi ende në lojë kundër një ekipi të madh. Me vjen mirë që stadiumi është plot dhe është një vlerë e shtuar për t’i dhënë moral çunave. Ne do besojmë në armën tonë kryesore e cila është lufta në skuadër, shpresojmë të qëndrojmë sa më shumë në Gjermani. Sot fitojmë 1-0.”