Kryesore

EKSKLUZIVE/ “Europianin tjetër do të flas… shqip”, Balliu: E ardhmja, edhe më e bukur për Shqipërinë

08:36 - 27.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për shumë arsye, Ivan Balliu ka mbërritur me vonesë në Kombëtaren shqiptare, por tashmë ai mbetet një pikë e fortë në ekip, edhe pse në rolin e tij është në konkurrencë me Elseid Hysajn, i cili luan prej shumë vitesh në Kombëtare.




Megjithatë, Balliu u aktivizua nga Silvinjo në ndeshjen e fundit me Spanjën, duke bërë një performancë në përgjithësi të mirë. Duke folur për “Panorama Sport”, 32- vjeçari shpreh keqardhje për rezultatet dhe i ka mbetur peng një shpërblim që mund tu kishin bërë tifozëve me një kualifikim të mundshëm. Balliu thotë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur dhe në humor e sipër, mbrojtësi premton se në Europianin tjetër, intervistën do ta bëjë në gjuhën shqipe.

Kombëtarja mbylli aventurën në Europian pas ndeshjeve të grupit, si ndiheni, a jeni i kënaqur?

Të kënaqur për pjesëmarrjen dhe ndeshjet, por na vjen shumë keq që erdhëm në shtëpi duarbosh. Edhe kundër një ekipi si Spanja bëmë një ndeshje të madhe, prandaj paraqitjet e këtij Europiani më bëjnë të jem besimplotë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kur keni ndër mend të mësoni shqip?

Me siguri në Europianin tjetër do të më shikoni duke folur shqip. (qesh).

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.