Kryesore

Nga finalja çmendur e 1992-it tek “Euro 2012”, ja precedentët në duelet Gjermani-Danimarkë

12:39 - 27.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjermania dhe Danimarka janë përballur në total plot 28 raste, ndërsa bilanci i shkon në favor “Pancerave”. Vlen të përmendet kampionët e 4-fishtë në rangun e Botërorëve numërojnë 15 fitore, kundrejt 8 të danezëve, ndërsa 8 ndeshe janë ndarë në barazim.




DEBUTIMI – Dueli i parë mes përfaqësues të mësipërme daton prej 6 tetor i vitit 1912, e vlefshme në spektrin e miqësores, e mbyllur me suksesin e 3-1 të Danimarkës. Pjesa dërrmuese e sfidave i përkasin miqësoreve. Ballafaqimi i parë në një kompeticion elitar konsiston me Botërorin e vitit 1986, i zhvilluar në Meksikë. Bëhet fjalë për duelin në grupin E, e mbyllur me shifrat 2-0 në adresim të danezëve.

KAMPIONATI EUROPIAN – Takimi i parë në një Europian është ai në “Euro 1988”, ndërsa Gjermania po lulëzonte jo vetëm në futbollin europain, por edhe në atë botëror. Të besuarit e ish-trajnerit Franc Bekenabuer fituan me golat e Klinsamn dhe Ton.

TRIUMFI HISTORIK – Nuk ka se si të harrohet Kampionati Europian i etapës 1992, mbi 30 vite më parë, kur danezët, të cilët fillimisht nuk ishin kualifikuar për turneun dhe u ngjitën vetëm për shkak të përjashtimit të Ish-Jugosllavisë, morën pjesë në finalen e Goteborgut (Suedi). Nordikët fituan 2-0kundër “Pancerave” me golat e Xhohn Jensen (19′) dhe Kim Vilfort (78′).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.