![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Matia Zakanji do të mbahet mend gjatë nga tifozët italinë për golin e shënuar në minutën e 98-të kundër Kroacisë. Ai u aktivizua në minutën e 81-të të sfidës dhe rezultoi të ishte heroi për “axurrët”.
Por çfarë do të kishte ndodhur me Italinë nëse sulmuesi nuk do ta kishte shënuar atë gol?
Kombëtarja e drejtuar nga Luçiano Spaleti do të renditej në vendin e tretë në grupin B me 3 pikë dhe do të ishte eliminuar nga Europiani.
Kjo për shkak se 3 skuadrat më të mira të kualifikuara ishin Holanda, Gjeorgjia dhe Sllovakia me 4 pikë. Ndërsa Sllovenia ishte e fundit për shkak se kishte pësuar aq gola që edhe kishte shënuar. Ndërkohë Italia ishte -1 gol atë që shkaktoi Kalafiori kundër Spanjës.
Pra falë Zakanjit, Italia është në fazën e 1/8-ave dhe do të përballet të shtunën me Zvicrën në orën 18:00.
PANORAMASPORT.AL