![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Departamentit Amerikan të Shtetit, teksa është takuar e me përfaqësues të Zyrës për Koordinimin e Përpjekjeve për Zhvendosjen e Afganëve (CARE).
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se DASH dhe CARE kanë vlerësuar kontributin e vendit tonë për mirëpritjen e qytetarëve afganë përgjatë procesit të zhvendosjes së tyre.
Ndër të tjera, ai bën me dije se ka marrë edhe një certifikatë vlerësimi për punën e Ministrisë Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit.
“Një Certifikatë Vlerësimi për punën e Ministrisë Brendshme dhe strukturave të Policisë së Shtetit gjatë këtij procesi”, e ka cilësuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një postim duke shpërndarë pamjet e takimit në zyrat e DASH.
Në këtë takim, Balla shoqërohej në takimin e mbajtur në Uashington nga ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara.