![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kreu i Grupit Parlamentar të PDsë, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se demokrati nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës për çështjen Xibraka.
Për të provuar kallëzimin e bërë prej tij, Bardhi paraqet përgjigjen e marrë nga Altin Dumani përsa i përket rihapjes së kësaj dosje.
Ironitë nga ana e demokratit kundrejt familjes Rama nuk kanë munguar, teksa është shprehur që kryeministri të ndryshojë strategji, ndërsa vëllai i tij të ketë kujdes nga automjeti me targa AA653DM.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Vëllai i Olsit vazhdon me gënjeshtrat ditore, duke përhumbur në nocione juridike që as i kupton dhe as nuk mund ti kuptojë. Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani!
Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që do ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit.
Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka risjell ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.
Tani mban nr. 88-2024, që do të shënjoje gjatë gjithë jetës dhe duhet ta mbash mend mirë! Deri atëherë, ndrysho strategji, të fala Olsit dhe kujdes narkoautomjetit me targa AA 653 DM!