SPORT

Biletat për ndeshjen Shqipëri-Itali, ja sa lekë ka arkëtuar FSHF-ja

09:44 - 11.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Italia pasuron FSHF-në. Interesimi i jashtëzakonshëm i tifozëve shqiptarë për të qenë prezentë në stadium për këtë ndeshje ka bërë që në arkat e institucionit të futbollit të shkojnë më shumë sesa 50 milionë lekë. Shifra që erdhën si pasojë e çmimeve të majme, por edhe interesimit të madh të kuqezinjve.

Ndoshta edhe për faktin që këtë herë FSHF-ja nuk ishte e detyruar t’u jepte bileta me çmime më të reduktuara grupimeve të tifozërive, mbi të gjitha “Tifozave Kuqezi”. Gjithmonë përpara një shorti të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare të gjithë kryqëzojnë gishtat që kundërshtarët të jenë të dobët në letër në mënyrë që ekipi Kombëtar të ketë mundësi të arrijë rezultate pozitive.

Diçka e tillë do të kënaqte trajnerin dhe stafin e tij, por jo shumë drejtuesit e FSHF-së që përveçse duan të arrijnë kualifikimin, duan që të kenë edhe të ardhura. Dhe këto të ardhura vijnë kur në grup ke ekipe rivale shumë të forta, siç ishte këtë herë Spanja dhe Italia. Në të dyja ndeshjet, stadiumi “Loro Boriçi” ka qenë i tejmbushur, më së shumti këtë herë kur në Shqipëri vinte për herë të parë Italia dhe aty luajnë futbollistët më të dashur për shqiptarët.

SHIFRAT

Nga përllogaritjet e bëra nga “Panorama Sport” rezulton se FSHF-ja arkëtoi nga shitja e biletave për ndeshjen me Italinë një shifër prej 516 milionë lekësh, e cila mund të jetë më e larta e arritur ndonjëherë në vitet e fundit për faktin se çmimet ishin disi të kripura dhe ndeshja u luajt në një stadium me kapacitet të madh si “Loro Boriçi”, shkruan PanoramaSport.

Sigurisht që mundësitë për të pasur një shifër më të lartë sesa kjo ekzistonin, por federata ka detyrime edhe ndaj palëve të tjera dhe jo të gjitha biletat dolën në shitje, për më tepër që nuk u shitën të gjitha. Disa dhjetëra mbetën në sirtarët e FSHF-së, pavarësisht se interesimi ishte i lartë.

Strategjia për t’i shitur në internet dhe për të nxjerrë shumë pak në biletari bën që tifozët të stepen dhe të mos gjejnë rrugën për të porositur biletë. Megjithatë, shitja në treg të zi duket se ka rënë ndjeshëm dhe FSHF-ja tani kontrollon më mirë të ardhurat sesa në vitet e kaluara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.