BLUETOOTH

Dilema: lejohet marrëdhënia s*eksuale përpara një ndeshje? Përgjigjet fizioterapisti i kombëtares: Është e vërtetë se…

21:57 - 28.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fizioterapisti i Kombëtares, Ilvi Begolli ka dhënë përgjigje për disa prej pyetjeve që të gjithë jemi kureshtarë t’u dijmë përgjigjen.




I ftuar në një emision, u pyet fillimisht se kush është lojtari që dëmtohet më shpesh në fushë. Begolli tha se Strakosha është personi i cili ka më shumë merak për shëndetin e tij e se paraqitet zakonisht për t’u trajtuar nga ai. Po kështu fizioterapisti tha se këto kohë kanë qenë Ajeti, Laçi dhe Manaj disa prej futbollistëve të cilët janë paraqitur shpesh pranë tij për të marrë trajtim.

Kush është futbollisti që dëmtohet më shpesh në fushë?

Ilvi Begolli: Ti do të thuash kush është futbollisti që vjen më shpesh për t’u trajtuar? Do të veçoja portjerin dhe këtë periudhë do thoja se ka qenë Ajeti, Laçi, Manaj

Më shumë nga gjithë këta?

Ilvi Begolli: Më shumë do tw thoshja Strakosha, por jo që dëmtohet. Është sepse ka rutinë ardhjen, mirëmbajtjen dhe vlerësimin e shërbimit, trajtimit. Do të jetë gjithë kohës i relaksuar në një lloj mënyre.

Ilvi Begolli gjithashtu u pyet nëse ka raste që lojtarët aktrojnë në fushë sikur dëmtohen. Ai u përgjigj se është një gjë që ndodh, me arsyetimin për t’i dhënë pak frymëmarrje skuadrës apo për të ulur tensionet e krijuara.

A bëjnë futbollistët e kombëtares sikur vriten në fushë? Sikur e ekzagjerojnë ndonjëherë?

Ilvi Begolli: Po bëjnë sikur vriten, është besoj një proces, që ndodh rëndom në fushë tek sportistët, qoftë e për t’i dhënë pak frymëmarrje skuadrës po qoftë e për të ulur e pak tensionet që krijohen aty.

Pyetja pikante iu la në fund fizioterapistit, e cila lidhet me marrëdhënien intime të futbollistëve. Moderatorja u shpreh se mendohet që futbollistëve nuk u lejohet të kryejnë seks përpara një ndeshje.

Begolli mes sikletit nga pyetja e drejtuar u përgjigj se është e vërtetë që nuk lejohet marrëdhënia seksuale përpara një ndeshje sportive.

A është e vërtetë, që nuk u lejohet futbollistëve të kombëtares te kryejnë marrëdhënie përpara një ndeshje?

Ilvi Begolli: Po kjo është e vërtetë.

Fizioterapisti i kombëtares nuk dha sqarime përse nuk lejohet kryerja e marrëdhënies seksuale përpara një ndeshje, por me një klikim të thjeshtë në internet justifikimi i vetëm i gjetur ishte që të mos shpërqëndrojë lojtarët nga loja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.