Kryesore

“Thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë”- Ambasada Amerikane: Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botë

13:51 - 01.07.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.




“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë”, shkruan Ambasada e SHBA, duke shtuar se letërsia e tij frymëzon lexues në mbarë botën.

Ndërsa kujtoi që Ambasada e SHBA ka nderuar Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.

“Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra”, thuhet në postim.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.

Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan Ambasada Amerikane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.