Kryesore

10 ditë luftë për Zirkzen, Milani do t’i paguajë klauzolën e lirimit

17:02 - 01.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valixhet janë gati prej kohësh dhe Joshua Zirkze, i cili mendonte se do t’i ngarkonte vetëm për të lëvizur nga Bolonja, por jo se duhej t’i merrte për të arritur në Gjermani dhe për t’u bashkuar me Holandën për të marrë pjesë në Euro 2024.




Ditët në vijim, të cilat dukej se ishin të destinuara për pritje, përkundrazi kanë qenë plot punë edhe pse sulmuesi nuk ka luajtur ende asnjë moment. Pavarësisht kësaj, ai vijon të mbetet objektiv për klube si Mançester Junajtid, Arsenal dhe Milan. Pikërisht ky i fundit pritet të bëjë në këto ditë të para merkatoje ofertë zyrtare për holandezin.

SHIFRAT – Praktikisht janë dhjetë ditë kohë për të shfrytëzuar afatet dhe kostot e klauzolës e cila flet për 40 milionë euro pasi me lojtarin thuhet se ekziston një akord prej 4.5 milionë eurosh në sezon për pesë vitet e ardhshme. Pagë e qartë dhe rol parësor në projektin kuqezi, teksa ka edhe një pengesë tjetër. Si ajo që përfaqëson agjenti i tij, Kia Jorabçian, që vazhdon të bisedojë me Milanin në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi komisionet e ndërmjetësimit.

Historia është e njohur për disa kohë ashtu si kërkesa e parë e të cilit ishte 15 milionë euro. Ajo u refuzua nga Furlani, por diçka po ndryshon dhe palët gradualisht po afrohen. Ende nuk i është dhënë drita jeshile operacionit, por drejtimi duket se është i duhuri dhe, për momentin është e vështirë të imagjinohet një përshpejtim vendimtar i Juventusit i cili shfaqi gjithashtu interes për Zirkzen në javët e kaluara. Konkurrenca e lartë sjell çmime të larta, ndaj kuqezinjtë janë të vendosur për të kryer në këtë javë të parë merkatoje sforcon e tyre.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.