![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Tenton ti japë fund, jetës së tij, duke u vetëvarur në qeli, i dënuari në burgun e Zaharisë në Krujë, Tomorr Zeqo është i dënuar me 35-vite burg, pasi dhunoi dhe helmoi të shoqen me fotoksinë.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë, sipas të cilave ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Sipas informacioneve nga policia, në spitalin e Krujës ka shkuar për ndihmë mjekësore nga burgu i Zaharisë, shtetasi Tomorr Zeqo, 48 vjeç, banues në Berat, i dënuar me 35 vjet burgim.
Ai ka tentuar të varë veten në dhomë, me rripin e mesit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Zeqo u burgos pasi në vitin 2014 dhunoi dhe helmoi gruan me fotoksinë. Zeqo ishte dënuar me 35 vite burg.