BOTA

Avioni rus hyn pa leje në hapësirën ajrore të Lituanisë, Ministria e Jashtme protestë diplomatike fqinjit të saj

19:59 - 02.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një hyrje e pa autorizuar e një avioni rus në hapësirën ajrore të Lituanisë, ka bërë që Ministria e Jashtme e kësaj të fundit të bëjë protestë diplomatike shtetit fqinj.




Avioni civil i linjës ajrore Pobeda hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë mbrëmjen e së dielës, mbi detin Baltik për rreth një minutë. Ministria e Jashtme informon se mjeti fluturues kishte trajektoren nga aeroporti Vnukovo i Moskës në atë të Kaliningradit.

Lituania, fqinje me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusi, dikur drejtohej nga Moska, por tani është anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Vendi ka treguar mbështetjen e tij për Ukrainën gjatë luftës dhe ka ofruar mbështetje ushtarake për vendin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.