Kryesore

“Goditja e pandëshkueshmërisë!” -Ekstradimi i Laert Haxhia në Shqipëri, reagon Balla: Falenderim për autoritetet homologe helene për vendosjen para drejtësisë së një personi të shumë kërkuar

15:35 - 03.07.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas njoftimit se autori i masakrës së Lushnjës, Laert Haxhia do të ekstradohet ditën e sotme (3 korrik) nga Greqia drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare së Kakavijës.




Reagimi i tij vjen përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar si një goditje të pandëshkueshmërisë.

Balla falenderon autoritetet homologe helene për bashkëpunimin dhe vendosjen para drejtësisë së një personi të shumë kërkuar.

 

Postimi

GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË!
Po punojmë çdo ditë me ministritë dhe agjencitë e vendeve partnere, Interpol dhe Europol, për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Një falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.