Kryesore

Kartonët e verdhë, 5 yje të Anglisë rrezikojnë të humbasin gjysmëfinalen e Europianit

12:27 - 04.07.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë yje të Anglisë rrezikohen të pezullohen për gjysmëfinalet e “Euro 2024” nëse mposhtin Zvicrën.




“Tre luanët” e Garet Sauthgejtit përballen me një detyrë të vështirë kundër Granit Xhakës me shokë në çerekfinalen e së dielës në Dyseldorf. Anglia kaloi testin me Sllovakinë pas vetëm 120 minutash të shtunën e shkuar falë golave të vonë të Bellingamit dhe Kejnit. Por veçanërisht në minutat e para, ata u ndëshkuan me një seri kartonësh të verdhë nga arbitri turk Umut Meler, që do të thotë se pesë lojtarë të Anglisë mund të humbasin gjysmëfinalen në rast kualifikimi.

Mark Guehi, Kobi Maino dhe Xhud Bellingam u ndëshkuan të gjithë në 17 minutat e para kundër Sllovakisë. Dhe këta dy të fundit tani janë vetëm një të verdhë larg pezullimit për gjysmëfinalen kundër Holandës ose Turqisë. Tre lojtarët e tjerë të rrezikuar kundër Zvicrës janë Fill Foden, Kieran Tripier dhe Konor Gallager, të cilët gjithashtu janë ndëshkuar një herë deri më tani gjatë turneut. Dhe Sauthgejt do të mendojë edhe t’u tërheqë vëmendjen lojtarëve të tij për sjelljen.

Guehi tashmë do të humbasë çerekfinalet pasi mori kartonin e tij të dytë të verdhë të dielën. Megjithatë, nëse ata që janë në vështirësi e kalojnë me sukses provën e së shtunës, kartonët e tyre të verdhë do të fshihen. Kjo do të thotë se ata do të humbasin finalen vetëm nga një pezullim i mundshëm, në rast se Anglia do të arrijë deri në Berlin, duke marrë një karton të kuq në gjysmëfinale.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.