AKTUALITET

EMRI/ Ishte kthyer në makthin e grave në Shkodër, arrestohet skifteri 27-vjeçar

10:30 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një 27-vjeçar, i akuzuar për vjedhje, është arrestuar nga Policia e Shkodrës. Kolë Prroni akuzohet si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Shkodër, kryesisht bizhuteri.

Më datë 21.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të provave ligjore u arrestua shtetasi: Kolë Prroni, 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autor i ngjarjes të ndodhur, me datë 01.10.2017 në lagjen “Vasil Shanto” ku i ka vjedhur me forcë nga qafa një varëse floriri shtetases L. P.

Gjithashtu dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur me datë 16.10.2017 në lagjen “Vojo Kushi” ku i ka vjedhur me dhunë nga qafa një varëse floriri shtetases D. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.