AKTUALITET

EMRI/ Hodhi 22.5 kg kanabis poshtë një ure rrugës për Moravë, arrestohet 29-vjeçari

14:28 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia e Korçës ka bërë me dije se ka identifikuar dhe arrestuar poseduesin e 22 kg lëndëve narkotike të gjetur poshtë një ure.

Blutë sqarojnë se në pranga është vënë Gjergji Tallko, 29 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në mjetin me targa AA657CS si edhe në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 233 gramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ai mund të jetë autor i ngjarjes së ndodhur në rrugën Korçë-Mali i Moravës, ku poshtë një ure janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 kg e 500 gr mbetje bimore të lëndës narkotike Cannabis Sativa.Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, hetime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.