SPORT

Asambleja e FSHF-së, Duka: Trukimet s’janë zhdukur, Kombëtarja të zgjohet nga dehja e “Euro 2016”  

10:14 - 15.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në lidhje me fenomenin e trukimit të ndeshjeve në kampionatin shqiptar. Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, Duka theksoi se edhe pse numri i ndeshjeve të dyshuara si të trukuara është ulur ndjeshëm, fenomeni nuk është zhdukur ende. Gjithashtu, ai kritikoi sjelljen e disa grupe tifozësh në shkallët e stadiumit, sipas të cilit në disa raste e kanë kaluar limitin. Kreu i FSHF-së u shpreh se ka një përmirësim të dukshëm të kampionatit shqiptar. “Superliga është rritur. Ne tashmë kemi 3 skuadra që janë në garë për titullin kampion. Gjithashtu, dua të theksoj se nuk duhet të merreni shumë me arbitrat, pasi shpesh gabimet e tyre zmadhohen në mënyrë artificiale”, ka pohuar ai.

Në fjalën e tij, Armand Duka, i bëri thirrje edhe kombëtares shqiptare të futbollit që të zgjohet pas dehjes së suksesit në Euro 2016, pasi festa ka mbaruar. “Kombëtarja të zgjohet pas dehjes së suksesit në Euro 2016, pasi festa ka mbaruar”.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.