20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 13 Nëntor 1997/ Tragjedia e Otrantos, Vlora me zemër të shqyer

07:00 - 13.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazeta e datës 13 nëntor 1997 hapet me viktimat e ngjarjes së Otrantos dhe mbërritja e trupave në Shqipëri

Vlora me zemër të shqyer

Mijëra vetë do shoqërojnë ‘dhimbjen e detit”. Bashkë me ta Meidani, Nano, Prodi.

Gjithë vendi mban zi varrosen viktimat e Otrantos.

Ceremoni mortore edhe në Fier. 52 arkivole mbërrijnë sot me traget nga Italia. Ankth në dy qytete.

Vlorë – Viktimat e Otrantos do të varrosen në qytetet e tyre. Lumë njerëzish, politikanësh gazetarësh janë derdhur në rruget e qytetit. Sot në të gjithë vendin do të jetë një ditë zie kombëtare, por këtu në Vlorë ndjehet një klimë fajesie mbase shumë njerez shpresojnë që bashkë me 52 kufomat të mund të varrosin njëherë e përgjithmonë kapitullin me tragjik të historisë së Shqipërisë. Megjithëatë pak frikë ka në qytet. Njerëzit që prej vitesh kanë jetuar pranë detit ndjëjnë se ai po trazohet nga ora në orë, një ogur jo i mirë për të sotmen. Trageti që pritet të mbërrijeë në mëngjes pritet të ketë problem gjatë udhëtimit, gjë që mund të shtyjë ardhjen e tij.

Kapet kapobanda e Urës Vajgurore

Në Berat betejë e gjatë me policinë

Berat, pranga për kapobandën e Jaupëve. Superaksioni i policisë lokale, i kërkuari plagoset pas një përpjekje me armë. Dërgohet në spitalin e qytetit ndërkohë që kërkohet një helikopter nga Ministria e Brendshme. Situata e tensionuar dhe nuk i lënë të hyjnë familjarët e viktimës të cilët bëjnë presion ndaj policisë.

 

• I ka premtuar Arapit në Telefon

M. Leka vjen sot në Shqipëri

 

• “Dua gjykate të huaj”

Hajdari: Nuk e njoh procesin ndaj Mazrekut

 

• Mbyllet mirë aventura e lezhjanëve

Kthehen djemtë plangprishës

 

• Cërrik, procesi i pedofilit: Fakte të tmerrshme

 

• “Fëmijët larg armëve”

Pas alarmit për dhunë mes të vegjëlve

Thirrje në shkollat e Tiranës

 

• Kuvendi rrëzon Meidanin: Kalon ligji i trazirave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.