LAJMI I FUNDIT

“Po abuzohet me taksat e rrogës që nxjerrim me gjak”, Aktivistja e shoqërisë civile thirrje qeverisë: Po bëhet padrejtësi, ulni çmimin e naftës

18:20 - 09.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktivistja e shoqërisë civile Edlira Çepani, i bëri thirrje qeverisë nga protesta kundër rritjes së çmimeve që të ulë taksat prej 130 lekë të vendosura mbi 1 litër karburant.




Ajo theksoi se rritja e çmimit të naftës shoqërohet dhe me rritje zinxhir të produkteve të tjera, ku përfshihen dhe mallrat e shportës, si dhe buka.

“Kujt nga ju nuk i ka ardhur në majë të hundës me abuzimet që bëhen me taksat e rrogës që ne e nxjerrim me gjak. Ne e dimë që ka luftë, e dimë që ka krizë, por e dimë që ka dhe abuzime. Kemi taksat më të larta te karburenti në rajon. Nuk u rrit çmimi në momentin që e rritën të gjithë menjëherë. Është koha për të ulur taksat, paguajmë 130 lekë për një litër karburant.

Është koha për të ulur taksat. A e dini sa nëna baballarë vuajnë për bukën e gojës, ne nuk mund të tallemi me bukën e tyre. Sot këto shtresa ne duhet të ndihmojmë. Nëse rritet çmimi i karburantit, riten çmimet e transportit publik, rriten çmimet e shportës, rritet buka. Ne kemi në dorë vetëm zërin tonë, pasi kjo që po ndodh në Shqipëri është padrejtësi, drejtësi për shqiptarët”, tha Çepani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.