AKTUALITET

Shkodra 2200 hektarë tokë ende të përmbytura, disa rrugë të bllokuara për shkak të ujit dhe borës

10:20 - 14.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përveç temperaturave të ulëta dhe borës, Shkodra duhet ende të përballet me pasojat e përmbytjeve. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se janë 2200 hektarë tokë nën ujë në dy njësi administrative, Dajç dhe Velipojë.




Në Dajç janë 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Rrugë të bllokuara në Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 140 cm në rrugë.

Shtëpi të përmbytura janë 9, por uji i ka liruar. Prezencë uji në oborre kanë 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija-Suka Dajç.

Është e pakalueshme rruga Belaj-Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet. Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

 

Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura, po ashtu edhe në rrugën Dajç rruga nacionale Shkodër- Velipojë.

Qendrat shëndetësore janë në gatishmëri. Ka energji elektrike, por me ndërprerje të herë pas hershme. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m. Ndërkohë që nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është emergjente.

Në Njësinë Administrative Velipojë janë 350 ha tokë të përmbytura në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri.

Fshati Mali Kolaj nuk furnizohet me ujë për shkak të largimit të pompave nga rreziku i përmbytjes. Shtëpi të përmbytura nuk ka, ndërsa ka prezencë uji në oborre në 8 shtëpi.

Energji elektrike nuk ka në të gjithë territorin. Qendrat shëndetësore janë gatishmëri. Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh.

Në Nj.A. Berdicë janë 1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush-Berdicë e Madhe- Berdicë e Mesme- Berdicë e Sipërme.

Janë rreth 20 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush). Janë 5 shtëpi banimi të rrethuara nga uji në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.

Prezencë uji ka në lagjet Maksuti, Qokthi dhe rruga Xhurreta. Rruga e nacionale drejt Velipojës ka prezencë ujit dhe ngrica. Energji elektrike ka në të gjithe zonën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.